Rreth Nesh

Të nderuar Kolegë,

Kam kënaqësinë t’ju informoj mbi themelimin e një shoqate të re profesionale në Shqipëri, Shoqata Shqiptare e Kujdesit Intensiv (Albanian Society of Intensive Care Medicine, ASICM). ASICM është anëtare me të drejta të plota në European Society of Intensive Care Medicine (ESICM), përfaqësuese e Shqipërisë dhe në një bashkëpunim legjitim me ESICM.

ASICM është shprehja më e mirë e zhvillimeve aktuale në fushën e Kujdesit Intensiv në mbarë botën. Anestezistët, pneumologët, kardiologët, kardiokirurgët, neurologët, neurokirurgët, internistët, dhe mjekët infeksionistë po bashkohen për të përmirësuar standartet e sherbimit në reaprtet e Kujdesit Intensiv mbi bazën e bashkepunimit midis specialiteteve.

ASICM eshte nje shoqate profesionale jo fitim prurese, e cila tenton te rrise dhe shperndaje njohurite ne kete fushe. ASICM eshte e hapur ndaj te gjithe mjekeve, pavaresisht nga specialiteti i tyre, dhe inkurajon anetaresimin per pemiresimin e cilesise se sherbimit ndaj pacienteve ne keto reparte.

Motoja jone eshte: Fryma e ekipit dhe bashkepunimi jane diamantet e punes tone te perditshme.

Me shume respekt dhe mirenjohje ju ftoj te beheni pjese e kesaj shoqate, i bindur se pjesemarrja juaj do te rrise ndjeshem cilesine e sherbimit dhe bashkepunimit midis specialiteteve ne fushen e Kujdesit Intensiv.

Juaji,
Prof. Dr. Rudin DOMI

0
Anëtarë
+
0
Projekte
0
Praktika
0
Shtete