Mjeke-Home

More Mjeke:

Prof. Dr. Rudin DOMI, MD, PhD

Kryetar i Shoqates

Prof. Dr. Rudin Domi, eshte diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise, ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1998. Pasi kreu specializimin 4 vjecar (1999-2003) ne specialitetin anestezi-reanimacion, filloi pune ne Sherbimin Anestezi-Reanimacion te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” per nevojat e se ciles u specializua. Ne vitin 2003-2004 fitoi titullin “Master” pasi kreu studimet e thelluara pasuniversitare (SHPU) prane katedres se Farmakologjise te Fakultetit te Mjekesise. Ne vitin 2010 fitoi titullin “Doktor i Shkencave Mjekesore”. Ne vitin 2014 fitoi titullin “Profesor i Asociuar” ne Anestezi-Reanimacion. Ne 2019 fitoi titullin Profesor.

Prof. Dr. Rudin Domi eshte pedagog i jashtem ne Fakultetin e Mjekesise qe nga viti 2003, periudha 2003-2010 ne katedren e Anatomise Normale dhe mbas 2010 e ne vazhdim prane katedres se Anestezi-Reanimacionit. Ne vitin 2020 e ne vazhdim eshte pedagog me kohe te plote ne lenden e Anestezi-Reanimacionit ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti Mjekesor, Tirane. Eshte i njohur kontributi i tij ne pregatitjen teorike dhe praktike te mjekeve specializanteve te Sherbimit Anestezi-Reanimacion.

Prof. Dr. Rudin Domi eshte autor dhe bashkeautor i 35 artikujve dhe 128 prezantimeve ne revista dhe konferenca mbrenda dhe jashte vendit, i 4 librave botuar ne Shqiperi dhe i nje libri botuar jashte vendit. Prof. Dr. Rudin Domi eshte anetar i bordeve editoriale te disa revistave duke sherbyer njekohesisht edhe si reviewer. Ai eshte anetar i Shoqates Europiane te Anestezise (ESA) dhe i Shoqates Shqiptare te Anestezise (ASAI), Shoqates Shqipetare te Anestezisteve Kardiotorakale (AACTA), dhe President i Shoqates Shqipetare te Kujdesit Intensiv (ASICM). Ne 2017 u zgjodh si Council Member i ESA.

Interesat dhe ekspertiza klinike e Prof. Dr. Rudin Domi eshte e fokusuar ne anestezine e transplantit, terapine intensive, anestezine e kirurgjise se gjendres mbiveshkore, ne kirurgjine madhore onkologjike urologjike, proteksioni perioperator i organeve, anestezia tek pacientet kardiake per kirurgji jokardiake, si edhe ne terapine intensive ne kardiokirurgji.

Dr. Asead Abdyli

Anestezist Reanimator Spitali Amerikan 3 & Sekretar i ASICM

Dr. Asead Abdyli

2001-2007 Universiteti i Marmarasë /Stamboll- Mjekësi e Përgjithshme
2008 – Stamboll/ Trajnim per Hemodialize dhe CRT
2009-2011 Mjek i Hemodializes Spitali Amerikan 1
2011-2015 Specializim per Anestezi-Reanimacion QSUNT
Nga viti 2015 Mjek Anestezist Reanimator prane Spitalit Amerikan

University College London Hospital 2013
Course on Transesophageal Echocardiography

CEEA Course 2013
Locoregional anesthesia and pain therapy

CEEA Course
2014 Six Refresher Courses in Anesthesiology

CEEA Course 2015
Intensive Care, Emergency Medicine, Blood, and blood product transfusion

Anesthesiology Course 2016 Weil-Cornell University-AAFSalzburg, Austria

Publikime dhe referime:

Mendelson’s Syndrome – A challenge to an Intensivist First author, Euroanesthesia 2016 London

High thoracic epidural anesthesia as a sole technique in cardiac surgery Second author, Euroanesthesia 2015 Berlin

Mediastinitis and Necrotizing fasciitis- A challenge to an intensivist
First author, Euroanesthesia 2017 Geneva 03 – 05 June 2017
Hyperbaric O2 in septic shock Best Poster presentation award 3rd International Multidisciplinary Medical Congress16 – 17 November 2017 Tirana, Albania

Anesthesia in a cardiac patient undergoing a non cardiac surgery – National Anesthesia Conference 2014, Tirana Albania.
Anesthesia in hemodialysis patient – National Anesthesia Conference 2014

Anesthesia and Bechteriew Disease- National Anesthesia Conference 2014

Intraoperative monitoring of patients undergoing cardiac surgery – IMCA 2015

Anesthesia and Sturge Weber syndrome- Case report- IMCA 2016

2018 Bashkethemelues Shoqata Shqiptare e Anestezise Kardiotorakale
2022 Bashkethemelues Shoqata Shqiptare e Kujdesit Intensiv
Qershor 2022 Bronchoscopy Course/ Amsterdam

Dr. Gentian Huti

Shef i Departamentit Anestezi Reanimacion Spitali Amerikan 3

Dr. Gentian Huti diplomohet ne vitin 2001 ne degen Mjekesi e Pergjithshme ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti I Tiranes. Ne vitin 2007 mbaron specializimin pas universitar ne degen Anestezi-Reanimacion. Ka punuar ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” dhe ne nje sere spitalesh jopublike ne vazhdim. Aktualisht eshte shefi sherbimit te Anestezi-Reanimacionit ne Spitalin Amerikan 3. Eshte trajnuar dhe diplomuar jashte shtetit disa here sipsh ne kurset per ECMO, Trakeostomiperkutane etj. Autor dhe bashkeautor ne artikuj dhe postera ne kongrese jashte vendit. Interesat e tij profesionale perfshijne anestezine ne kardiokirurgji, perdorimin e epiduralestorakale ne kardiokirurgji, terapia intensive, terapiazevendesueserenale, perdorimi I antibiotikeve etj. Eshte anetar i shoqatave kombetare dhe te ESA dhe ESICM. Aktualisht eshte themelues dhe kryetari  AACTA.

Dr.Blerim Arapi

Shef i Departamentit te Anestezi Reanimacionit te Spitaleve Hygeia Tirane dhe Spitalit A1 dhe A2

Ka kryer specilizimin anestezi reanimacion 2004-2009 ne QSUT.
Aktualisht pozicioni shefit te Sherbimit anestezi reanimacionit,Spitali Hygea Tirane dhe Spitalit A1 dhe A2.
Ka punuar si mjek anestesit reanimator ne QSUT dhe me pas ne spitalet private si Spitali Amerikan dhe spitali Hygea
Pjesmarres ne kurse trajnimi jashte vendit ECMO PH Paris 2019,Trajnim per Anestezine kardiake Athine Greqi 2010,trajnim dhe diplomim vendosje portcate Insitute Marie Cyri Paris 2018.
Lektor dhe drejtues seksionesh ne konferenca kombetare dhe nderkombetare.
Njoheri te mira dhe trajnuar ne kryerjen e peocedurave te trakeostomise perkutane ,fibrobronkoskopise ,ekos transesofageale dhe kanjulimet e venave centrale ,katetereve medline dhe katetere arterial nepermjet guides ekografike.
Fushat e preferuara
Anestezia kardiake , Neurokirugjia , terapi intensive,CRT etj.
Anetar i shoqates kombetare te anestezise dhe terapise intensive
Anetar i shoqates evropiane te anestezise dhe terapise intensive ISICEM,anetar shoqates kombetare te terapise intesive dhe medicine.

Dr.Artan Jahollari

Shef i departamentit kardiokirurgji dhe kirurgji vaskulare

Ka lindur në vitin 1980 dhe arsimin fillor e të mesëm e ka kryer në Tiranë. Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithëshme e ka kryer në Ankara në Akademinë e mjekësisë Gulhane duke i përfunduar studimet në vitin 2005. Më pas në të njëjtën qendër spitalore ka kryer specializimin 6-vjeçar për kirurgji kardio-vaskulare duke u diplomuar në vitin 2011.Prej atij viti ka punuar si kirurg specialist në Kosovë dhe Turqi dhe prej vitit 2017 i është bashkëngjitur stafit të Spitalit Amerikan3. Është anëtar i shoqatës Europiane dhe asaj Turke të Kirurgjisë Kardio-Vaskulare dhe njëkohësisht autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve ndërkombëtare. Në fushën e interesit bën pjesë kirurgjia kardiakeadulte, ndërhyrjet endovaskulare në aortë, kirurgjia e arterieve dhe vena veperiferike, kirurgjia e dializës. Gjuhët e huaja qe zotëron janë anglishtja, turqishtja, italishtja.

Dr.Ervin Bejko

Anestezist Reanimator QSUNT

Anestezist-Reanimator ne sherbimin e kardiokirurgjise prane QSUNT.
Pedagog I jashtem ne Fiziologji normale prane FM Tirane.
Lektor I Anestezise ne fakultetin Infermierise prane Universitetit Zoja e Keshillit te Mire.
Sekretar-llogaritar I ASAI -it.
Anetar I Shoqates Europiane te Anestezise.